A mund t’i humb privilegjet e ish-presidentit nëse dënohet Trumpi

3 months ago 17
Reklamë

Donald Trump akuzohet për 34 akuza për falsifikim të dokumenteve të biznesit për të mbuluar një pagesë prej 130 mijë dollarësh (120 mijë euro) për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Ish-presidenti amerikan përballet me dënime nga gjoba deri në katër vjet pas hekurave.

Por, shtrohet pyetja se a mund t’i humba 77-vjeçari disa privilegje si pensioni dhe sigurimin nga shërbimi sekret?

Përgjigja e shkurtër është jo, ai do të vazhdonte të shijonte përfitimet nëse do të shpallej fajtor, raporton bbc.

Si ish-president i SHBA-së, ai do mbrohet përjetësisht nga Shërbimi Sekret amerikan.

Sipas Aktit të ish-Presidentëve, Trump ka gjithashtu të drejtën për një pension dhe përfitime të tjera financiare, të cilat do të vazhdon t’i merr.

Për vitin financiar 2024, Trump mori 236 mijë dollarë për pensionin e tij. Por shuma totale ishte buxhetuar në më shumë se 1 milion dollarë.

Ajo përfshinte 406 mijë dollarë për qiranë e banesës, 35 mijë dollarë për komunikimet dhe një sërë kostosh të tjera duke përfshirë furnizimet dhe 123 mijë dollarë të destinuara për “shërbime të tjera”. /Telegrafi/

Read Entire Article