A përfitojnë partitë e reja pas arrestimit të Metës?/ Kapri: Do të ketë ndikim të madh politik, por…

1 hour ago 18

Përfaqësuesi i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka komentuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta dhe mundësinë e krijimit të një hapësire për forcat e reja politike.

Kapri theksoi se kjo ngjarje do të ketë një ndikim të konsiderueshëm në politikë, por shprehu skepticizëm për mundësinë e krijimit të një hapësire për forcat e reja politike.

“Arrestimi i Metës do të ketë një ndikim të madh politik. Sa do ta shohim këtë në zgjedhje, është një pyetje tjetër. Nuk duhet të krijojmë iluzionin se u hap dera për partitë e reja,” deklaroi Kapri. Ai theksoi rëndësinë e besueshmërisë dhe konsistencës në opozitë, duke sugjeruar se arrestimi i Metës mund të shërbejë si një aktakuzë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Nuk mund ta shohim kulturën e pandëshkueshmërisë si të mbyllur sa kohë që Rama nuk ka dhënë llogari,” tha ai.

Kapri bëri thirrje që çdo person që ka mbajtur pushtet gjatë 34 viteve të fundit të dalë përpara drejtësisë. Ai nënvizoi se, nëse Edi Rama nuk përballet me pasojat e veprimeve të tij, iluzionet për një fund të pandëshkueshmërisë në vend do të mbeten vetëm një ëndërr.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article