Lëkundjet e tërmetit në Fier, reagon AKMC: Po monitorojmë situatën

1 hour ago 24

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka reaguar pas tërmetit me magnitudë 3.8 që goditi qytetin e Fierit, lëkundje të cilat u ndien edhe në Vlorë dhe Lushnjë.

Përmes një postimi në Facebook, AKMC thekson se nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime në njerëz dhe se është në monitorim të situatës.

Postimi:

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.

Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Read Entire Article