Abakarov fiton medaljen e bronztë

1 year ago 33
Reklamë
21:34 18/09/2023

Mundësi kuqezi i jep Shqipërisë një tjetër medalje në kampionatin botëror në Beograd

Zelimkan Abakarov ka fituar medaljen e bronzit në stilin e lirë për peshën 57 kg në kampionatin botëror që po zhvillohet në Beograd.

Mundësi kuqezi mundi kundërshtarin Zavur Uguev dhe i dha mundjes shqiptare një tjetër medalje.

Në duelet e zhvilluara të dielën Abakarov fitoi 3, por u mund në gjysmëfinale nga serbi Stevan Miçiç të cilin e kishte mundur në botërorin e kaluar ku u shpall edhe kampion.

Medalja e artë u fitua nga serbi Stevan Miçiç, që mundi në finale japonezin Rei Higuçi.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article