Abakarov synon medalje në Olimpiadë

1 year ago 22
Reklamë
12:35 20/09/2023

“Do të bëj gjithçka për ta fituar për Shqipërinë”

Zelimkhan Abakarov nuk arriti të mbrojë titullin kampion bote në mundjen e lirë, por gjithsesi medalja e bronzit e fituar të hënën në Beograd në peshën deri 57 kilogramë i siguroi edhe një vend në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm.

Mundësi 30-vjeçar thotë për Tv Klan se synon t’i japë të parën medalje olimpike vendit tonë.

“Sigurisht që konkurrenca në këtë Botëror ishte e fortë, pasi kishte vlerë për një vend në olimpiadën e vitit të ardhshëm. Nuk do të them se jam i lumtur për medaljen e bronztë, por më vjen mirë që sigurova një vend në Lojërat Olimpike. Do të bëj gjithçka për të fituar një medalje olimpike në Paris”.

Zelimkhan Abakarov ka marrë deri më tani 10 medalje ndërkombëtare për Shqipërinë dhe për presidentin e federatës Sahit Prizrenin do ta bëjë edhe në Lojërat Olimpike.

“Mbetem me shpresë që atë çka Zelimi e ka bërë gjatë kësaj kohe që është pjesë e ekipit tonë kombëtar ta dëshmojë edhe në Olimpiadë”.

Zelimkhan Abakarov përfaqëson Shqipërinë prej vitit 2022.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article