Aberdeen refuzon 1 mln Euro për Ramadanin

1 year ago 23
Reklamë
22:40 01/08/2023

Leçe e kërkon me ngulm mesfushorin shqiptar

Aberdeen ka hedhur poshtë ofertën prej 1 milion Euro të Leçe për Ylber Ramadanin.

Mediat skoceze shkruajnë se skuadra nga Serie A po e kërkon mesfushorin e Kombëtares, por duket se shuma nuk kënaq klubin e Ramadanit me të cilin ka kontratë deri në 31 maj të 2025.

Sipas Transfermarkt.com vlera e 27-vjeçarit është rreth 800 mijë Euro, por jo për Aberdeen që e shikon si një lojtar të rëndësishëm. Në garë për futbollistin shqiptar pritet të hyjë edhe Verona.

Leçe do të ishte një zgjedhje më e mirë për karrierën e Ylber Ramadanit, pasi merr pjesë në elitën e futbollit italian.

Më parë, Ramadani është aktivizuar me disa skuadra në Kosovë, me Partizanin në Shqipëri, Vejle në Danimarkë dhe MTK Budapest në Hungari.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article