“Abuzimi me ligjin lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës”, Bardhi reagon për vendimin ndaj Sali Berishës

9 months ago 30
18:35 30/12/2023

Drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji me opozitën

Për Gazment Bardhin masa e caktuar këtë të shtunë nga Gjykata e Posaçme ndaj kryedemokratit Sali Berisha është abuzim me ligjin dhe një vendin i paarsyeshëm.

“Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën. E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet komunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji. Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës”, shprehet kreu i grupit parlamentar të PD në një reagim për mediat.

Sipas tij, “përndjekja politike ndaj opozitës do ta radhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet. Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standardeve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article