Acarohet situata në kombëtaren polake

1 year ago 37
Reklamë
23:29 17/07/2023

Probleme në horizont për kombëtaren polake të futbollit. Kundërshtarët e përfaqësueses sonë në kualifikueset e Euro 2024 po përballen me tensione të vazhdueshme me tifozët. Një grup i tyre, njohur si Ultras Polska 23 kanë premtuar se do bojkotojnë ndeshjen e radhës të kombëtares për të protestuar kundër Federatës Polake të Futbollit.

Ata do përfitojnë nga përballja e 7 shtatorit kundër Ishujve Faroe për të protestuar, sfidë që luhet pak ditë para se Polakët të udhëtojnë drejt vendit tonë për duelin e 10 shtatorit në ‘Air Albania’. Tifozët polakë janë shumë kritikë për çmimin e lartë të biletave dhe organizimin e dobët të ndeshjeve të kombëtares, teksa do mungojnë në duelin e Varshavës për të shfaqur dukshëm ankesat e tyre kundër federatës polake. Kjo formë proteste konsiderohet si masë presioni për të arritur objektivat e tyre.

Në muajin shtator, Polonia do të luajë ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Ishujve Faroe dhe Shqipërisë. Skuadra e Fernando Santos nuk e ka nisur aspak mirë fazën kualifikuese të Europianit që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani. Me një fitore dhe dy humbje në tre sfidat e para, Polonia zë vendin e katërt në grupin E, distancuar me tre pikë nga kombëtarja jonë, që shpreson një prej dy pozicioneve të para në grup për t’u kualifikuar.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article