Acıbadem shpëton një mësuese shqiptare me tumor në tru

3 months ago 14
Reklamë

Ishte një pasdite e zakonshme e së hënës për Arian derisa papritur ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Kolegët e saj e çuan Arian 38-vjeçare në urgjencën e një spitali pranë shkollës. Një mjek e ekzaminoi dhe e nxori nga spitali duke i përshkruar ilaçe kundër dhimbjeve. Realisht ajo dukej mirë. Përpara aksidentit në shkollë Aria kishte përjetuar rrallëherë dhimbje koke. Megjithatë, dhimbjet e kokës po përkeqësoheshin dita-ditës.

“Isha pak e shqetësuar për praninë e përditshme të dhimbjeve të kokës dhe problemeve të ekuilibrit. Aplikova te një neurolog i cili më këshilloi të pushoja më shumë dhe të pija shumë ujë. Por, dyshova se po ndodhte diçka më serioze dhe simptomat e mia u përkeqësuan vetëm brenda 10 ditëve të ardhshme”, thotë Aria.

Dhimbjet e vazhdueshme të kokës dhe problemet e përkeqësuara të ekuilibrit e shtynë atë të konsultohej me një neurolog tjetër në Tiranë. Mjeku kërkoi të kryhej një MRI dhe zbuloi një tumor në tru. Disa ditë më vonë, ajo u takua me një neurokirurg, i cili e informoi për tumorin dhe i sugjeroi kryerjen e një operacioni. Aria u ndje e justifikuar për frikën e saj.

“Kur u diagnostikova me një tumor në tru, djali im ishte vetëm 7 vjeç dhe po mësonte të lexonte. Pas diagnozës sime, mendova se nuk do të mund të qëndroja me të gjatë kësaj periudhe të rëndësishme. Megjithatë, nuk doja të dorëzohesha. Prandaj, doja të konsultohesha me mjekun më të mirë në këtë fushë. Për një javë burri im dhe unë kërkuam mjekun më të mirë. Gjatë kësaj kohe kam bërë konsultime me nja dy mjekë në qytetin tim në Shqipëri. Një natë im shoq thërriti me gëzim se kishte gjetur spitalin e duhur që ne të aplikonim: Spitali Acıbadem në Stamboll, Turqi. Është një nga spitalet më të mira për trajtimin e tumorit të trurit dhe Stambolli është në një distancë fluturimi 2-orëshe, kështu që le të shkojmë atje…” thotë Aria.

Ata menjëherë plotësuan formularin për pacientin në faqen e internetit. Një ditë më pas, dikush nga zyra i telefonoi dhe i kërkoi asaj të ndante dokumentet mjekësore dhe të konsultohej me një neurokirurg në Acıbadem. Raportet mjekësore të Aria-s iu dërguan neurokirurgut Profesorit të Asociuar Yaşar Bayri. Ai sugjeroi një plan trajtimi që përfshinte heqjen e plotë të tumorit të trurit të ndjekur nga radioterapia. Bashkangjitur planit të trajtimit stafi gjithashtu u dërgoi CV-në e mjekut dhe një informacion të detajuar në lidhje me Departamentin e Neurokirurgjisë pranë Acıbadem. Aria dhe burri i saj arritën në përfundimin se vendimi më i mirë ishte të shkonin në Acıbadem. Në këtë mënyrë filloi rrugëtimi i trajtimit të Aria-s në Spitalin Acıbadem.

Profesor i Asociuar, Yaşar BayriI

Ditën e parë në Acıbadem, Aria takoi Profesorin e Asociuar Yaşar Bayri. Pas një ekzaminimi fizik, profesori kërkoi një skanim të trurit me MRI 3 Tesla, një MRI që siguron imazhe më të mira të indit të trurit sesa llojet e tjera të MRI-ve, dhe zbuloi të gjitha detajet rreth tumorit të Arias. Teksa po tregonte për tumorin, neurokirurgu sqaroi se tumori ishte i madh sa një top golfi, i cili ushtronte presion në trungun e trurit. Tumori duhet të hiqej dhe profesori besonte se dukej e mundur një heqje e shëndetshme e tumorit. Vetëm atëherë, mjekët mund të aplikonin radioterapi të orientuar nga raporti i patologjisë.

Operacionet shkuan sipas planit dhe tumori u hoq plotësisht. Rezultatet e patologjisë treguan se tumori ishte meningioma e shkallës së II-të. Kjo lloj meningiome nuk është as malinje dhe as beninje, por në një moment mund të bëhet malinje dhe ka tendencë të përsëritet. Për këtë qëllim, shpesh rekomandohet radioterapia pas operacionit. Prandaj, Aria u trajtua edhe me radioterapi për tumorin e saj. Kanë kaluar 3 vite dhe Aria nuk ka rikthim të tumorit. Ajo është rikuperuar plotësisht dhe vazhdon jetën e saj e lumtur me bashkëshortin, djalin e dashur dhe studentët e shtrenjtë.

“Kam takuar shumë mjekë dhe staf spitalor, por me këdo që flisja në Acıbadem, mund të shihja mirësinë e vërtetë në sytë e tyre. Kur jeni në një pozitë kaq të pambrojtur në jetën tuaj dhe larg vendit tuaj, të kesh mjekë, infermierë dhe të gjithë stafin që kujdeset vërtet për ty bën të gjithë ndryshimin. Nuk mund ta falënderoj sa duhet Spitalin Acıbadem dhe stafin e tij”, thotë Aria.

Departamenti i Neurokirurgjisë pranë Acıbadem është një ndër liderët e parë ndërkombëtarë në trajtimin e çrregullimeve neurologjike. Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të kontaktoni me Zyrat e Informacionit të Acıbadem.

+383 382 340 04

 +383 495 634 00

kosovo@acibadem.com

Read Entire Article