Adam Maca, nënkampion bote në boks

10 months ago 51
23:55 04/12/2023

Shqiptari merr medaljen e argjendit në kampionatin U16

Adam Maca mori medaljen e argjendit në Botërorin e para të rinjve në boks që u zhvillua në Armeni. Shqiptari edhe pse luftoi për 3 raunde në finale rusin Platon Kozlov nuk arriti ta mundë, por gjithsesi ky është një pozicionim historik. Dueli ishte emocionues që në raundin e parë.

Maca e nisi sfidën menjëherë në sulm, duke zhvilluar një boksim të hapur, por kundërshtari u tregua më i saktë me goditjet e tij sipas gjyqtarëve që vendosën sfidën me pikë, 5-0 në favor të rusit Kozlov.

Boksieri shqiptar i peshës deri 57 kilogramë pati një paraqitje të mirë, duke mundur 3 kundërshtarë deri në finalen e kampionatit që u zhvillua në Armeni. Shqipëria mori pjesë me 4 boksierë në këtë Botëror U16 ku përveç Adam Macës ishte edhe Stiven Xixi, Mirel Gurra dhe Ahmed Koçi, i cili shkoi deri në tetëshe.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article