Derbi Inter – Juventus, flet ish-i i dy ekipeve Vieira: Interi është skuadra më e fortë në tërësi

2 hours ago 22

Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit në sytë dhe në kujtimet e Patrik Vieira. Ish-mesfushori francez, që në karrierën e tij ka mbajtur veshur fanellën e të dyja skuadrave ka folur për “DAZN”.

“Shumë e rëndësishme që të shohësh Interin të rikthehet të luajë në finalen e Champions-in dhe Juventusin në vendet e para. Kanë shumë lojtar që po rriten dhe do të bëhen mes më të mirëve të Europës. Kur isha tek Interi, kjo ndeshje ishte gjithmonë shumë e rëndësishme dhe shumë e vështirë për t’u luajtur. Për mua, derbi i Italisë është më i rëndësishëm për Interin sesa për Juventusin. Gjithmonë krijon një lloj frustrimi tek tifozët e Interit që mendonin se Juventusi fitonte pa e merituar. Ka qenë gjithmonë ndeshje e vështirë për t’u luajtur edhe falë presionit. Ka pasur shumë tension përpara ndeshjeve. Mes nesh lojtarëve thuhej se ishte një ndeshje për të mos u humbur për rëndësinë që i jepnin tifozët”, ka thënë fillimisht Vieira.

Keni një mendim për Interin e sotëm?

Mendoj se Interi është skuadra më e fortë në tërësi, por sidomos në mesfushë ku ka shumë eksperiencë dhe kualitet individual. Më pëlqen shumë Nikolo Barela, sepse punon për skuadrën dhe ka shumë energji dhe kualitet.

Do të jetë një ndeshje edhe mes dy vëllezërve Turam…

Janë dy lojtarë që bëjnë futboll të ndryshëm. Sot për sot luajnë për dy klube shumë të rëndësishme dhe kanë presionin që duhet të bëjë mirë. Mendoj se ata mund të jenë e ardhmja e Francës. Markusit i pëlqen shumë të shkojë në thellësi, por duhet që të kalojë 2-3 nivele për t’u bërë më i miri dhe më i fortë. Kampionati italian i ka bërë mirë që të rritet në aspektin e golave të shënuar sepse ky ishte problemi i tij. Nuk shënonte shumë dhe tani është bërë lojtar i rrezikshëm. Kefren ka kualitet teknik të një mesfushori box to box që avancon me topin në këmbë. Ajo që i mungon është aspekti taktik për t’u përmirësuar. Italia dhe Juventusi janë zgjedhja e duhur. Ka më shumë kualitet teknik sesa unë.

Read Entire Article