Adriatik Doçi: Ja cilët persona përdori si bankomat! Është faktuar se ndërhyri për rritjen e çmimit të energjisë

10 hours ago 36

Gazetari Adriatik Doçi ishte pasditen e sotme në ‘Studio Live’ Report Tv, ku shpjegoi për Arbër Hitajn si ka qenë ecuria me dosjen e Ilir Metës, i cili ndodhet në paraburgimin e 313-ës. Doçi vë në dukje se çifti Meta-Kryemadhi kanë pasur si bankomat nënën e Monikës dhe shoqen e saj, Ema Çoku.

‘Kemi patur kohë ta lexojmë dosjen, ëshjte kopstiur. Hetime të natyrës së FBI. Është ndjekur rruga e parave. Skema e korrupsionit është e qartë, kemi një rreth biznesmenësh dhe oligarkë të cilët kanë përfituar nga vendimarrjet abuzive të Kryemadhit dhe Metës në kurriz të parave dhe pasurisë së shqiptarëve.

Ky rreth oligarkësh i ka kthyer reston Metës përmes formave të ndryshme korruptive duke i çuar përfitimet në xhepat e çiftit Meta-Kryemadhi. Si bankomat të parave publike janë përdorur dy zonja, njëra Fatime Kryemadhi, nëna e Monikës, dhe tjetra Ema Çoku, motra e Adrian Shatkut, ku këto para janë depozituar tek këto zonja dhe i kanë kaluar në xhepat e Metës dhe Kryemadhit ku i financuar vila, apartamente, shërbime estetike dhe veprimtarinë e tyre familjare. SPAK ka faktuar episode korruptive të Ilir Metës, bëhet një fjalë për një pjesë.’/Shqiptarja

Read Entire Article