Afera ‘Partizani’, Berisha nuk paraqitet për herë të katërt në SPAK! Organizon protestë para Kuvendit

10 months ago 24

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka shkelur sërish vendimin e gjykatës dhe nuk është paraqitur për herë të katërt në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

Berisha sipas gjykatës duhet të paraqitet të hënën e parë edhe të 3 të çdo muaj në SPAK, para OPGJ. Por, ish-kryeministri ka zgjedhur që sot të organizojë protestë para kuvendit, ndërsa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Berisha akuzohet për korrupsion pasive për çështjen e ish-klubit sportiv Partizani. Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dal jashtë vendit”.

Read Entire Article