“Zgjedhjet historike në SHBA”, Koci zbërthen ndikimin e tyre në Kosovë – tregon se çka mund të ndodhë nëse Trump vjen në pushtet!

3 hours ago 22

Kanë mbetur edhe pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë marrë një vëmendje të jashtëzakonshme, pasi edhe vlerësohen si tejet të rëndësishme.

Po ashtu, rezultati i këtyre zgjedhjeve presidenciale pritet të ndikojë ndjeshëm në të ardhmen e Kosovës.

E në lidhje me këtë në një prononcim për “Bota sot” foli ish-kryeredaktori i Radio Evropa e Lirë, z. Melazim Koci.

Image

Melazim Koci.

Si fillim, ai u shpreh se këto këto zgjedhje në SHBA, janë ndër më të rëndësishmet në histori, prandaj dhe si të tillë pritet të kenë ndikim të madh jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën.

“Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ndër më të rëndësishmet në histori dhe me ndikim të madh për globin dhe rrjedhimisht edhe për Kosovën.

Fitorja eventuale e Kamala Haris do të bënte që ekipi i tashëm i presidentit Biden të mbetet në administratën e ardhshme amerikane. Kjo do të garantonte qëndrueshmëri dhe vazhdimësi të politikës së deritashme amerikane në raport me Kosovë. Por, fitorja eventuale e ish presidentit Donald Trump mund të rezultojë me ndryshim të qëndrimit amerikan. Nëse Biden ka qenë konsatanta (garanca) për Kosovën, kjo nuk mund të thuhet për Trump, që është politikan jokonvencional dhe shpesh i paparashikueshëm”.

Krahas kësaj, Koci tregoi se çka mund të ndodhë me fatin e Kosovës, nëse fiton Harri, e çka nëse fiton Trump.

Në këtë pikë, sinjal më pozitiv për vendin tonë e vlerësoi një fitore të mundshme të kandidatës demokrate.

“Me Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë, plani franko-gjerman do të mbetej në fuqi, me Donald Trump ky plan sipas të gjitha gjasave do të shkoj në histori. Trump mund të propozojë plan tjetër dhe të pakoordinuar me BE. Ai është idhtar i politikave transaksionale (marrë/jap) dhe Kosova duhet të përgatitet për një fazë të re dhe më të ndërlikuar. Ish këshilltari i tij për siguri nacionale John Bolton këto ditë deklaroi se nuk duhet përjashtuar as kthimin në tavolinën e bisedimeve të idesë së këmbimit të territoreve. Gjithesesi që kjo mbetet për t'u parë në periudhën e ardhshme.

Por ky është vetëm spekulim dhe asgjë më shumë”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, ish-kryeredaktori i Radio Evropa e Lirë, z. Melazim Koci shtjelloi edhe ndikimin që kishte politika e Trump për Kosovën, dhe vendimet që erdhën gjatë qeverisjes së tij të mëhershme.

“Ajo që është brengosëse është synimi i Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Evropa. Uroj që kjo të mos ndodhë me bazën "Bondstill" sepse kjo do të ishte goditje e rëndë për Kosovën. Dhe besoj që nuk do të jetësohet.

Duhet thënë se në mandatin e parë të D. Trump, Kosova përfitoi njohjen nga Izraeli dhe vizën për krijimin e Ushtrisë së Kosovës në një periudhë 10- vjeçare. Kjo dëshmon se supozimet për gjoja qëndrimin proserb të D. Trump nuk kanë bazë.

Në instancë të fundit, politika amerikane nuk bazohet në qëndrimet personale të një personaliteti (presidenti), por është rezultat i një kombinimi mendimesh dhe qëndrimesh të shumë institucioneve dhe agjencive”, përmbylli Melazim Koci për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article