Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook ku tregon për arritjet në sezonin e ri turistik.
Krahasuar me vitet e kaluara janari i 2024-ës ka një numër turistësh të huaj 30% më të lartë. Për 31 ditë në vendin tonë kanë hyrë 489,599 turistë të huaj.
Rama shkruan se Shqipëria nuk ndalet në rritjen si një forcë e re në turizmin mesdhetar.
“Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e mirëpritjes së sezonit të ri turistik, me një rritje rekord turistësh, gati gjysmë milioni, duke pohuar faktin se Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar.
Më shumë të ardhura, punësim, investime, biznes, ekonomi falë turizmit dhe një Shqipëri gjithnjë e më krenare në skenën ndërkombëtare falë turizmit”, shkruan Rama në Facebook.
Top Channel