Afro 100 milionë për Kvaratskhelia

1 year ago 33
Reklamë
21:00 16/07/2023

Newcastle vazhdon të përqendrohet tek Serie A dhe forca e tyre e madhe ekonomike i lejon ata të bëjnë oferta astronomike për talentet e ligës italiane. Pasi ka siguruar Sandro Tonalin nga Milani, klubi anglez tashmë i ka sytë te Kvaratskhelia dhe është gati të investoje afro gati 100 milionë për talentin e Napolit.

Jo nga Anglia, as nga Italia, janë mediat saudite që raportojnë idenë e fundit të klubit anglez Newcastle në pronësi të arabëve dhe propozimin monstruoz në tavolinën e Napolit për gjeorgjianin.

Për momentin, klubi anglez nuk ka marrë ende një përgjigje nga De Laurentiis, i cili ende dëshiron të shfrytëzojë talentin e anësorit, falë 4 viteve të tjera të kontratës së tij që e lidh atë me kampionët e Italisë.

Newcastle dëshiron të tregojë seriozitetin e marrëveshjes dhe oferta e parë dëshmon për gatishmërinë e tyre për të blerë sërish nga Seria A.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article