Agjenti i Hansi Flick u pa i pranishëm në tribuna në duelin e Barcelonës me Getafen

7 months ago 18

Agjenti i njërit prej kandidatëve kryesor të Barcelonës për t’u ulur në stolin e blaugranasve, Hansi Flick, është parë i pranishëm në duelin e tyre ndaj Getafës të shtunën.

Tekniku gjerman natyrisht, ka ‘vjedhur’ ballinati e mediave botërore së fundmi, pasi raportimet për kalimin e tij tek Barcelona ishin gjithnjë e në rritje.

Është vet presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ai i cili asnjëherë nuk e kishte fshehur admirimin e tij ndaj Flick, kryesisht për shkak të faktit se dëshiron që të emërojë në trajner gjerman këtë verë në ekip.

Dhe, siç u aludua më lart, të shtunën, siç duket ka pasur hapa konkret drejt realizimit të kësaj lëvizjeje.

Pini Zahavi, një agjent i njohur në botën e futbollit dhe së fundmi i emëruar si përfaqësues i Flick, ishte një mysafir i Barcelonës në takimin ndaj Getafes.

Kjo është konfirmuar nga gazetari Victor Navarro i mediumit spanjoll COPE, i cili ka thënë se Zahavi ka qenë prezent në këtë ndeshje i shoqëruar nga Laporta.

‼️PINI ZAHAVI EN BARCELONA. Ha estado con el presidente del Barça, Joan Laporta, en el palco de Montjuïc

Agente de: Flick, Lewandowski y amigo personal de Laporta #fcblive

— Víctor Navarro (@victor_nahe) February 24, 2024

“Pini Zahavi është në Barcelonë. Ai është së bashku me presidentin e Barçës, Joan Laporta. Agjenti i Flick, Lewandowskit dhe miku i Laportas”, ka shkruar Navarro në platformën X (ish-Twitter).

A është ky një sinjal i qartë i negociatave për emërimin e mundshëm të Flick si trajner i Barcelonës? Kjo mbetet të shihet./Telegrafi/

Read Entire Article