Agjenti i Khvicha Kvaratskhelias tregon dy top klubet evropiane që mund të transferohet sulmuesi gjeorgjian

7 months ago 6

E ardhmja e Khvicha Kvaratskhelias vazhdon të jetë e paqartë nëse do të qëndrojë te Napoli apo do të largohet në verën e këtij viti.

Sulmuesi gjeorgjian ka bërë për vete shumë klube të mëdha evropiane, derisa po pret që të bëj kalimin e madh gjatë verës.

Mamuka Jugeli është përfaqësuesi i yllit gjeorgjian dhe ai ka folur edhe njëherë për të ardhmen e anësorit këmbë shpejtë.

Jugeli ka konfirmuar se Paris Ssaint Germain dhe Barcelona janë dy klubet që janë në përparësi për t’i siguruar shërbimet e Kvaras.

“Barcelona dhe PSG? Po, por sigurisht që ka edhe oferta tjera për Khvican nga klubet më të mira. Shikoni, si ka mundësi që nuk ka propozime? Në maj do të jetë më e qartë”, deklaroi agjenti Mamuka Jugeli.

23-vjeçari ka dy vite që është pjesë e Napolit, derisa këtë edicion ka realizuar gjashtë gola e ka asistuar në pesë të tjerë në 33 ndeshje zyrtare.

Përveç PSG-sëdhe Barcelonës interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe skuadrat e mëdha angleze si Chelsea, Man Utd dhe Liverpool. /Telegrafi/

Read Entire Article