Agon Elezi realizon gol në barazimin e Varazdinit ndaj Osijekut

11 months ago 16
Reklamë

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Agon Elezi ka gjetur rrjetën në barazimin e skuadrës së tij Varazdin ndaj Osijekut që u mbyll me rezultat 1-1.

Mesfushori nga Shkupi arriti të shënoj golin në minutën e 14-të, duke çuar në epërsi ekipin e tij përballë Osijekut.

Mirëpo skuadra e Elezit nuk arriti ta mbajë këtë epërsi deri në fund, pasi vendasit barazuan në minutën e 54-t me Mierez, ku me shifra 1-1 u mbyll edhe ndeshja, pasi deri në fund asnjëra nga ekipet nuk arriti të realizojë golin e dytë.

Half-time in Osijek and Varaždin have a 1-0 lead through a goal from Agon Elezi who scores his first goal after 11 months and 335 days.

His last goal was against Osijek aswell.

Osijek keep pushing but it’ll be difficult to break Varaždin down. 🚨pic.twitter.com/3flI3kPtps

— 🇭🇷 (@TheCroatianLad) September 22, 2023

Veçojmë se Elezi realizoi edhe një gol tjetër në minutën e 38-të, por i njëjti u anulua nga VAR.

Agon Elezi luajti deri në minutën e 55-të dhe më pas u zëvendësua nga Mario Marina.

Për Varazdinin luajti nga minuta e parë edhe mbrojtësi shqiptar Jorgo Pëllumbi, duke qenë prej më të mirëve në fushë.

Kujtojmë se Elezi ishte në formacionin titullar edhe në ndeshjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Italisë, e cila u mbyll me barazim 1-1. /Telegrafi/

Read Entire Article