Agresioni ndaj Kosovës, deputeti ukrainas: Më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë

11 months ago 21
Reklamë

Deputeti ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka thënë se situata në Kosovë pas agresionit të Serbisë i ngjan pushtimit rus në Ukrainë.

Në diskutimin për tensionet në Kosovë në Parlamentin e Këshillit të Evropës, anëtari i grupit të Konservatorëve Evropianë dhe Aleancës Demokratike tha se “dikush po vepron sipas modeleve të sjelljes së Putinit”, duke lënë të nënkuptohet se e kishte për Vuçiç.

Ai ka thënë po ashtu se çdo shtet ballkanik meriton të jetë i pavarur dhe i lirë nga ndërhyrjet e jashtme.

“Situata në Kosovë është vërtet shqetësuese dhe më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë në vitin 2014. Stili i përfshirjes duket i njohur, si dikush po vepron sipas modeleve të sjelljes së Vladimir Putin. Nuk e përjashtoj që Rusia me ndihmën e përfaqësuesve të saj në Ballkan, po përpiqet të provokojë një luftë të re ballkanike për të larguar vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë. Si ta parandaloni këtë? Është shumë e thjeshtë. Respektoni të drejtat dhe sovranitetin e të gjitha shteteve ballkanike. Çdo shtet ballkanik, duke përfshirë edhe ata të krijuar si rezultat i gjenocidit të kryer kundër tyre, meritojnë të jenë të pavarur dhe të lirë nga ndërhyrjet e jashtme në punët e tyre. Disa shtete në Ballkan duhet të ndalojnë përdorimin e pakicave kombëtare në shtetet fqinje si një mjet politik kundër sovranitetit të atyre shteteve”, ka thënë Merezhko gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlametare të Këshillit të Evropës.

Sipas tij, Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian vetëm nëse e njeh Kosovën.

“Besoj se Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian vetëm nëse shkëputet nga e kaluara, njeh Kosovën de jure dhe i bashkohet Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Unë nuk besoj se Aleksandër Vuçiç ka ndonjë iluzion në lidhje me mundësinë për të rivendosur kontrollin mbi Kosovën. Mua më duket më shumë si një lojë politike, ku Aleksandër Vuçiç po përdor çështjen e njohjes së Kosovës si levë në këtë lojë. Është interesante se Serbia de facto e ka njohur tashmë Kosovën. Do të ishte e përshtatshme dhe e drejtë të bëhej de jure”, ka thënë ai të hënën.

Top Channel

Read Entire Article