Aguero shpreson që dy lojtarë të qëndrojnë te Man City

5 months ago 4

Legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero shpreson se klubi mund të mbajë Kevin de Bruynen dhe Bernardo Silvan.

Të dy yjet po lidhen me largime, ndërsa Citizens janë duke bërë gjithçka që ata të rinovojnë kontratat.

Aguero i tha Stake.com: “Unë nuk mendoj se De Bruyne do të largohet. Ne patëm një fillim të sezonit të dobët për shkak të lëndimit të tij, duke e lënë atë jashtë fushës për shumë kohë”.

“Kur u kthye, ai tregoi se loja e tij nuk vuajti nga kjo, Kevin është jetik për ekipin dhe mendoj se tifozët do të jenë në gjendje të shijojnë aftësitë e tij për shumë më gjatë”.

Për të ardhmen e Silvës, Aguero shtoi: “Shpresoj që ai të qëndrojë në City. Ai është i talentuar në të gjithë ekipin dhe është në gjendje të luajë shumë role të ndryshme. Bernardo e di se si funksionon skuadra”.

“Duke thënë e gjithë kjo, unë mendoj se ai meriton të zgjedhë të ardhmen e tij dhe shpresoj që Bernardo ta shohë atë në City”, ka potencuar më tej argjentinasi. /Telegrafi/

Read Entire Article