Ahmed Koçi në finalen e Europianit

1 year ago 22
Reklamë
15:10 29/07/2023

Boksieri shqiptar synon titullin kontinental për 16-vjeçarët

Boksieri shqiptar Ahmed Koçi arriti në finalen e Kampionatit Europian U16 që po zhvillohet në Rumani.Fitorja e tij ndaj boshnjakut, Tarik Kunovac i jep mundësinë për titullin kontinental për peshën deri 70 kilogramë.

Ahmed Koçi zotëroi në këtë duel dhe e fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve me rezultatin 5-0. Koçi ka fituar 3 sfida deri më tani në këtë aktivitet. Në finale që do të zhvillohet të dielën ai do të përballet me anglezin John Joe Carrigan. Shqipëria merr pjesë në këtë kampionat me 6 boksierë, 5 meshkuj e 1 femër.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article