Ahmed Koçi, nënkampion Europe në boks

1 year ago 24
Reklamë
16:41 31/07/2023

Humb finalen ndaj bokserit britanik

Ahmed Koçi nuk arriti të marrë të artën në Kampionatin Europian U16. Boksieri shqiptar i peshës deri 70 kilogramë u mund nga anglezi John Joe Carrigan me vendim unanim të gjyqtarëve.

Ekipi anglez triumfoi në 7 nga 8 finalet ku mori pjesë në ditën e fundit të turneut.

Gjithsesi, paraqitjen e Ahmed Koçit në Europianin e zhvilluar në Rumani mund ta quajmë të suksesshëm, pasi eliminoi 3 rivalë për të mbërritur në finale.

Shqipëria garoi në këtë aktivitet me 6 sportistë, 5 djem dhe 1 vajzë dhe u rendit e 17 mes 32 vendeve pjesëmarrëse.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article