Ahmetaj, në kërkim ndërkombëtar/ SPAK i dërgon letër policisë, ish-zëvendëskryeministri ndodhet jashtë shtetit

1 year ago 30
Reklamë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol. Vendimi është marrë në përgjigje të kërkesës së SPAK, pasi policia e shtetit nuk mundi të ekzekutojë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ahmetajn.

Në një shkresë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, policia e shtetit bën të ditur se pas verifikimeve në sistemin Tims dhe kontrolleve të banesave, ish-numri dy i qeverisë nuk u gjet në adresën e deklaruar prej tij.

Avokatët mbrojtës deri më tani i kanë qëndruar deklaratave se Ahmetaj gjendet në Britaninë e Madhe për arsye familjare, por verifikimet e kryera nga uniformat blu rrëzojnë pretendimin e tyre.

Arben Ahmetaj si ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë u vendos nën akuzë për dosjet e inceneratorëve.

Në dosjen hetimore deklarohet se ish-zyrtari i lartë ka kryer korrupsion në gjashtë episode, po ashtu ka fshehur pasuri dhe ka pastruar para.

Read Entire Article