Ai nxori një kuti misterioze të kuqe nga uji – një befasi e pakëndshme e priste brenda

9 months ago 13

Tiktokeri @buscandoporahi, pëlqen të përdorë një magnet për të nxjerrë gjërat nga kanalet, lumenjtë dhe liqenet. Së fundmi ai ka postuar një video gjatë një dite emocionuese “peshkimi” në Barcelonë.

Djali po kërkonte “thesarin” në rrugën Rambla, e cila fillon nga sheshi Katalonia dhe shkon deri në bregdet dhe nuk e kishte idenë se çfarë e priste.

Që herët, ne shohim se sa i emocionuar është ai kur vargu shtrëngohet, duke sinjalizuar një kapje të mundshme. Dëgjojmë pyetjen “çfarë po vjen” dhe përgjigjen e shkurtër “kuti”.

@buscandoporahi No lo podíamos creer 🔧🧲 #detectordemetales #magnetfishing #pescamagnetica #deteccionmetalica #viral ♬ sonido original – Buscando por ahí

Djali nxori me kujdes kutinë misterioze të kuqe dhe emocioni arriti kulmin kur filloi ta hapte.

Ai ka bërë shaka me miqtë e tij se mund të “gjente shufra floriri”, por brenda e priste një befasi e pakëndshme.

Pra, mungonte spektakli dhe ne mundëm ta “forconim misterin” vetëm duke pyetur – cili ishte qëllimi i tufës së çelësave?

Videoja është shikuar më shumë se 2.5 milionë herë. Pavarësisht se kutia nuk fshihte sende me vlerë, shumica e shikuesve u kënaqën. /Telegrafi/

Read Entire Article