Aitana Bonmati zbulon shakanë që ia bëri Messit në ceremoninë e Topit të Artë

10 months ago 9
Reklamë

Aitana Bonmati ka zbuluar se çfarë kanë biseduar gjatë ceremonisë së Topit të Artë, ku të dy u larguan nga Parisi si triumfues.

Lojtarja e Barcelonës ka zbuluar se ajo e kishte uruar argjentinasin në një formë shakaje, dhe ylli i Inter Miamit kishte qeshur me ato fjalë.

“Fitimi i (Topit të Artë) së bashku me Messin ishte diçka unike për mua”, ka thënë Aitana Bonmati për Diario Sport.

“I thashë: ‘Urime për Topin tuaj të parë të Artë dhe ai qeshi”.

“Ne jemi shumë të afërt, pasi njihemi më herët. Ne po flisnim edhe me njëri-tjetrin para ceremonisë”, shtoi ajo.

25-vjeçarja e njeh Messin që kur të dy luajtën te Barcelona disa vite më parë. Gjatë viteve të fundit, Bonmati është bërë një yll i vërtetë për sa i përket lojës – ajo ndoshta ka mësuar një ose dy gjëra nga argjentinasi. /Telegrafi/

Read Entire Article