Ajaxi fiton pas 11 ndeshjesh dhe dy muajsh, ik nga pozita e fundit në renditje

10 months ago 36
Reklamë

Në ndeshjen që ishte shtyrë nga xhiro e tretë e kampionatit holandez të futbollit, Ajax ka mundur Volendamin me rezultat 2-0, duke shënuar fitoren e parë në 11 ndeshjet e fundit.

Pasi regjistroi shtatë humbje dhe tre barazime në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke u zhytur në fund të Eredivisie, Ajax nën drejtimin e trajnerit të ri John van ‘t Schip mposhti Volendamin.

Ishte një fitore e vështirë, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 57-të me golin e Steven Bergëijn, ndësa Chuba Akpom konfirmoi fitoren në minutën e 89-të.

You deserved this win, fans! 🫶#ajavol pic.twitter.com/6aezgrb0jE

— AFC Ajax (@AFCAjax) November 2, 2023

Ishte fitorja e parë e Ajaxit pas gushtit ku fitoi 4-1 si mysafir ndaj Ludogorets në play-offin e Ligës së Evropës, ndërsa hera e fundit që fitoi në kampionat ishte në ndeshjen e turit të parë ndaj Heracles të luajtur më 12 gusht.

Ajax për herë të parë në historinë e klubit u takua me Volendam në vendin e fundit të tabelës dhe me tre pikë u ngjit në pozitën e 15-të dhe tani ka tetë pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article