Aksident i katërfishtë në Tiranë-Durrës, trafik i rënduar si pasojë e përplasjes

2 hours ago 24

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit, ku janë përfshirë katër automjete.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por automjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha. Mes mjeteve të përfshira në aksident është edhe një karrotrec, i cili ndodhej në vendngjarje për arsye të panjohura deri tani.

Si pasojë e përplasjes, në këtë segment të autostradës është krijuar një trafik i rënduar, duke shkaktuar vonesa të mëdha për drejtuesit e automjeteve që udhëtonin drejt Durrësit dhe Tiranës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Gjithashtu, forcat e rendit po përpiqen të lehtësojnë trafikun e rënduar, për të siguruar që qarkullimi të rikthehet në normalitet sa më shpejt. /vizionplus.tv

Read Entire Article