Aksident i pazakontë në Borsh, makina del nga rruga dhe bie në oborrin e një banese, plagosen 4 turistë

23 hours ago 30

SARANDË

Katër turistë kanë mbetur të plagosur nga një aksident paraditen e sotme në Borsh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”, ku shtetasi A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.

Nga aksidenti janë dëmtuar 4 shtetas të huaj që udhëtonin me këtë automjet, të cilët u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article