​Aksident i rëndë në Istog! Humb jetën një person, lëndohen 9 të tjerë

1 year ago 28
Reklamë

Në orët e vona të së hënës në fshatin Dobrushë të Istogut ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilën ka humbur jetën një person, ndërsa 9 të tjera janë lënduar.

Nё aksident kanë qenë të përfshira njё traktor dhe dy automjete, ndërsa policia thotë se dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojё e mos përshtatjes sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё.

Dhjetё personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr trajtim mjekёsor dhe aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit prej personave të lënduar.

Top Channel

Read Entire Article