Aksident i rëndë në Shkodër, 21-vjeçari përplas për vdekje kalimtarin

2 hours ago 17

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të shtunë në Shkodër.

Një 21-vjeçar ka përplasur një 70-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. I moshuari që ndërroi jetë është shtetasi Pal Bicuku.

“Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Pal Bicuku, 70  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi V. D., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, tha policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article