Aksident në aksin Dimal-Kuçovë, plagosen dy shoferët dhe pasagjeri

9 months ago 23

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Dimal-Kuçovë. Dy mjete, njëri Mercedes Benz me targa AB 764 HL dhe një ‘Nissan’ me targa AB 662 LM janë përplasur ballazi me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë shkatërruar në pjesën e përparme, ndërkohë që për shkak të mirëfunksionim të airbag të dy mjeteve janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor. Ata janë duke këqyrur vendin e ngjarjes për të zbuluar edhe shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet se është shkaktuar nga një parakalim i gabuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article