Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në kanal. Një nga drejtuesit largohet…

2 weeks ago 27
Reklamë

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Mësohet se një nga drejtuesit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që policia po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.

Aksident Ne KorceAksident Ne Korce

Fatmirësisht në aksident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article