Një aksident automobilistik ka ndodhur në në aksin rrugor Shkodër- Lezhë teksa raportohet se një automjet është përplasur me një kamion.
Mësohet se si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjetin, i cili drejtohej nga shtetasja E. Gj., 36 vjeçe.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi E. Gj., (pasagjer) në automjetin që drejtonte 36 vjeçarja , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb