Një aksident ndodhi rreth orës 08:45 në qendër të qytetit të Elbasanit mëngjesin e kësaj të enjteje.
Burime jo zyrtare bënë me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka mbetur i plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rreth Rrotullimi i 1 Majit”.
Policia po kryen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
I dëmtuari është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb