LEZHË
Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi dy makina u përplasën mëngjesi ne sotëm në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”.
Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin B. L. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. H..
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi V. H., 61 vjeç, dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit B. L., shtetasja L. L., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb