Aksident në rrugën Bulqizë – Shupenzë, dëmtohet drejtuesi i automjetit

1 year ago 55
Reklamë

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të Martë në aksin rrugor Bulqizë – Shupenzë në vendin e quajtur Vajkal. Policia e Dibrës bën të ditur se në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, shtetasi Ervis Zogu, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit ka mbetur i lënduar drejtuesi i tij.

I riu është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë, burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë të ditur se drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa hetimor ka kryer hetimet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë dinamikën e aksidentit.

Read Entire Article