Një aksident ka ndodhur në afërsi të kishës se re në Pogradec pak minuta më parë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet ka goditur nga pas një motomjet me targa italiane.
Sipas informacioneve, drejtuesi i motomjetit me shtetasi italiane nuk ka pësuar dëmtime.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota te aksidentit i cili rezulton vetëm me dëme materiale.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb