Qytetarja denoncoi në News24/ Lokali zapton trotuarin dhe lulishten, bllokon dhe hyrjen e pallatit

2 hours ago 25

Një banore e një kompleksi pallatesh në Tiranë, denoncoi në Koha për t’u zgjuar në New 24 zaptimin e hapësirave publike.
News 24 shkoi për të verifikuar këtë denoncim, nga ku rezultoi se kompania që administron kompleksin e pallateve i ka dërguar bashkisë Tiranë një shkresë ku kërkon marrjen e masave për lirimin e hapësirës publike.

Në shkresë pretendohet se një biznes ka zënë hapësirat publike duke zhvendosur shtyllat e ndriçimit të jashtëm të kompleksit, duke montuar çadra në shërbim të aktivitetit, duke u përpjekur të ndërtojë pedane mbi trotuar, gjithashtu duke zaptuar lulishten përballë pallatit me lodra për fëmijë.

Të gjitha këto veprime sipas shkresës së kompanisë, janë pa leje dhe pa autorizim nga institucionet shtetërore si Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave apo Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.

Kompania e administrimit shkruan se është përpjekur të telefonojë Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për të denoncuar rastin në fjalë, por asnjëra palë nuk ka marrë masa ndaluese apo ndëshkuese

News24 siguroi një shkresë ku bëhet e ditur se Drejtoria e Përgjithshme e objekteve në bashkëpronësi, në Bashkinë e Tiranës ia ka dërguar për kompetencë Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të cilëve u është kërkuar verifikim dhe marrja e masave.
Sipas banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë, në këtë kompleks janë paraqitur inspektorë të IKMT por prej tyre nuk është mare asnjë masë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article