Aksidenti në punë/ Bie nga lartësia, humb jetën punëtori në kantierin e ndërtimit

3 months ago 12

Një punëtor 58-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme, ndërsa ra nga lartësia, në një kantier ndërtimi ku punonte.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Thatë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article