Policia e Vlorës arrestoi një 31-vjeçar, i cili dyshohet se aksidentoi 4 persona që po ecnin te vijat e bardha. Dy nga të aksidentuarit janë fëmijë të mitur, që ishin duke kaluar rrugën bashkë me nënë e tyre.
Aksidenti ndodhi në zonën e Lungomares, ku 31-vjeçari A.Ll, duke drejtuar automjetin e tij, aksidentoi 4 persona mbi vijat e bardha.
“Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.
Po ky sektor arrestoi shtetasin A. L., 31 vjeç, pasi më datë 28.09.2024, në aksin rrugor Vlorë-Himarë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, u përfshi në një përplasje me një tjetër automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Stacioni i Policisë Orikum arrestoi shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Orikum, pasi është konstatuar nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore, në lëvizje me automjet, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb