Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas disa operacioneve të suksesshme të Policisë në disa qytete, për zbardhjen e ngjarjeve apo parandalimin e akteve kriminale.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Balla thekson se reagimi në kohë dhe me profesionalizëm për zbardhjen e ngjarjeve kriminale, parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve dhe goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje, janë domosdoshmëri për të rritur akoma më shumë parametrat e sigurisë në vend.
“Përgëzime Policisë së Shtetit Krujë, Vlorë, Himarë, Sarandë, forcave Shqiponja dhe atyre operacionale për finalizimin e disa operacioneve gjatë 24 orëve të fundit. Duhet bërë gjithçka për garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin”, nënvizon ministri Balla.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb