Akuza për zgjedhjet 2020, Trump: Kisha çdo të drejtë të ndërhyja

1 month ago 23

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili gjendet përballë akuzave nga se tentoi të përmbyste me forcë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, këmbëngul se kishte “çdo të drejtë” të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale, të cilat u fituan nga Joe Biden.

“Kush kishte dëgjuar ndonjëherë se mund të paditesh për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, kur ti ke çdo të drejtë ta bësh diçka të tillë?” tha Trump gjatë një interviste për Fox News.

Një gjykatë federale e akuzon Trump për mashtrim ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi ka tentuar të pengojë certifikimin e fitores së Joe Biden nga Kongresi, si edhe iu ka mohuar votuesve të drejtën e zgjedhjeve të lira. Ish-presidenti u përball në fund të muajit gusht me rikthimin në fuqi të padisë kundër tij në lidhje me përpjekjen e paligjshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Mbështetësit e Trump mësynë ndërtesën e Kapitolit më 6 janar 2021, në një përpjekje të pasuksesshme për të penguar certifikimin e zgjedhjeve presidenciale nga Kongresi amerikan. Ngjarja u parapri nga disa deklarata të ish-Presidentit, në të cilat ai shprehej se i kishte fituar zgjedhjet. /Reuters

Read Entire Article