Akuza të reja ndaj Serbisë

11 months ago 40
Reklamë
13:18 10/10/2023

Osmani: Serbia është autore e krimit terrorist të 24 Shtatorit

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar nga Kroacia se Kosova ka arritur të mbledhë prova me financimin nga ana e shtetit serb të terroristëve më 24 Shtator.

Prova e radhës sipas Osmanit ka të bëjë me trajnimin e grupeve terroriste në bazat ushtarake si ajo në Rashka. Ajo ka përmendur dhe çështjen e armëve, të cilat janë kontrabanduar prej muajsh përmes rrugëve ilegale nga një grup terrorist që kishte në përbërje rreth 100 persona. Këtë sipas Osmanit e kanë bërë nëpërmjet operacioneve duke përdorur automjete të blinduara, por me shkrime të falsifikuara të KFOR-it.

Pas takimit me homologen kosovare Osmani, Milanoviç tha se Serbia duhet që të japë disa përgjigjie mbi sulmin në Banjskë të Kosovës.
Milanoviç tha se në bazën e ushtrisë serbe ku u dëshmua se është stërvitur grupi terrorist serb duhet aprovim pasi aty nuk hyn dot pa aprovim nga autoritetet.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article