Akuzat e SPAK ndaj Ilir Beqajt, hetimet për ish-ministrin do të shtrihen edhe në Poloni, dyshohet për…

9 months ago 24

Gazetarja Klodiana Lala në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24 zbuloi detaje të reja në lidhje me hetimin e SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Gazetarja Lala u shpreh se hetimet për ish-ministrin Beqaj do të shtrihen edhe në Poloni, pasi dyshohet se atje janë kryer disa transaksione.

“Ditën e djeshme është ushtruar kontroll në banesën e ish-ministrit. Ish-ministrit dhe bashkëshortes së tij iu janë sekuestruar telefonat si dhe kompjutera. Janë ushtruar kontrolle edhe në ‘Delta Pharma’. Dyshohet se Beqaj është përfitues fundor i disa mln euro që më pas mundtë jenë bërë transaksioneve në kompani të ndryshme. Janë duke u parë dhe çështjet që kanë të bëjnë me tenderat dhe me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ka rezultuar sipas hetimeve se kanë përgjuar 5 persona të dyshuar. Priten që hetimet për ish-ministrin do të shtrihen edhe në Poloni, atje ku mendohet se janë bërë disa transaksione. Janë të paktën 27 kontrolle që janë  ushtruar dje dhe që vazhdojnë dhe sot. Hetimet janë duke vijuar dhe gjasat janë që të shkohet drejt një ashpërsimi të masës ndaj Beqaj.”, raportoi live për Neës24 gazetarja Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article