Akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, kapet në Itali  Klajdi Merkaj

23 hours ago 28

Klajdi Merkaj në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja” është arrestuar të mërkurën 16 tetorit në Romë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se arrestimi i të riut që akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Paralelisht me masën e arrestit, më herët shkalla e parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit lanë në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11 prej tyre, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article