Akuzohet se vrau një polic më 1999, Erion Veizi izolohet në 41 biss

6 months ago 2

I burgosuri Erion Veizi, që akuzohet se ka vrarë një polic më 1999, është dërguar në regjimin e posaçëm 41 biss.

Lajmi mësohet nga gazetarja e News24, Klodiana Lala.

Por, kush është Erion Veizi?

Erion Veizi është arrestuar më 1999 për vrasjen e një efektivi dhe një tjetër personi në Tiranë. Ai u prangos së bashku me tre shtetas të tjerë.

Në atë kohë u arrestuan Erion Veizi, Enton Tahiri, Shpëtim Lala 29-vjeç dhe Xhevahir Muça 35-vjeç.

Të dyshuarit akuzohen se kanë vrarë efektivin Azem Meshini më 4 Qershor 1999 pranë shinave të trenit.

Ndërsa dy të akuzuarit Veizi dhe Tahiri akuzohen dhe për vrasjen e shtetasit Dardan Gostivari, i cili ishte vrarë një ditë para policit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article