Alarm në fshatin pranë Tiranës/ Dyshime për hajdutë dhe të shtëna në zonë, gjendet një automatik dhe drogë

10 months ago 38

Një alarm është ngritur mbrëmjen e sotme në fshatin Menik në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se banorët e zonës kanë telefonuar policinë të shqetësuar pas lëvizjes së disa personave të dyshimtë.

Këta persona besohet se ishin hajdutë që po lëviznin në zonë, ndërsa ka dyshime se ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen verifikimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article