Albania International School, e vetmja shkollë në Shqipëri e akredituar nga WASC

8 months ago 16

E vendosur pranë qendrës së Tiranës, Albanian International School (AIS) është një instucion i ekselencës arsimore me një mjedis të larmishëm dhe dinamik. Me një vendndodhje të përshtatshme përballë Ambasadës Amerikane AIS i shërben me krenari komunitetit vendas dhe ndërkombëtar si një institucion arsimor i pavarur, ku kultura të ndryshme bashkohen dhe harmonizohen me njëra tjetren.

Ais

Në qendër të suksesit të AIS është stafi i përkushtuar i mësueseve amerikanë dhe shqiptarë, te cilët ndjekin një program Amerikan që bazohet në standartet rigoroze Common Core, duke siguruar që çdo student të marrë një arsimim të nivelit të lartë bashkëkohor Amerikan.

Albanian International School është e akredituar nga WASC, Western Association of Schools and Colleges ( Komisioni Perendimor për Shkollat dhe Kolegjet), gjë që pasqyron përkushtimin e drejtuesve, stafit dhe palëve të interesuara për të garantuar cilësi të lartë të mësimit dhe mirëqenies për të gjithë studentët.
Western Association of Schools and Colleges (WASC), është një komision i njohur botërisht dhe një nga gjashtë agjensitë e akreditimit të SHBA, që bashkëpunojnë ngushtë me Departamentin e Shtetit Amerikan.

Ais2 E1708097500172

Në vizitën e fundit të WASC, përfaqësuesit e këtij komisioni vunë në dukje dhe përgëzuan shkollën për mbështetjen dhe punën e përkryer dhe përkushtimin e drejtorit të bordit PhD.Vladimir Mulaj në përmbushjen e misionit të AIS. Gjithashtu komunikimi efektiv familje-shkollë, i cili nxit marrëdhëniet pozitive dhe mbështetjen e personalizuar, është një prej arritjeve të spikatura të AIS.
Ndërsa Albanian International School feston arritjet, përkushtimi ndaj vlerave thelbësore të përsosmërisë akademike, diversitetit dhe angazhimit të komunitetit vazhdon të mbetet prioritet thelbësor për këtë institucion. Kjo shkollë është e përkushtuar për të nxitur zhvillimin intelektual, social dhe emocional të nxënësve të saj, duke i përgatitur ata për një të ardhme të shkëlqyer.

Ais2Ais2
Lbanian International School Ais 1Lbanian International School Ais 1
Lbanian International School Ais 2Lbanian International School Ais 2
Lbanian International School Ais 3Lbanian International School Ais 3
Lbanian International School Ais 4Lbanian International School Ais 4
Lbanian International School Ais 5Lbanian International School Ais 5
Lbanian International School Ais 6Lbanian International School Ais 6
Lbanian International School Ais 7Lbanian International School Ais 7
Lbanian International School Ais 8Lbanian International School Ais 8
Lbanian International School Ais 9Lbanian International School Ais 9
Lbanian International School Ais 10Lbanian International School Ais 10
Lbanian International School Ais 11Lbanian International School Ais 11
Lbanian International School Ais 12Lbanian International School Ais 12

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article