Plagosja me armë në Peqin, identifikohet dhe shpallet në kërkim 26-vjeçari

2 hours ago 30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Xhami” të qytetit Peqin, ku një shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti.

Sipas informacionit të marrë nga Komisariati i Policisë Peqin, shtetasi Sh. C., rreth 41 vjeç, u dërgua në spitalin e qytetit për mjekim pasi ishte plagosur në këmbë. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, kur një konflikt për motive të dobëta mes dy personave rezultoi në përdorimin e armës. Pas marrjes së njoftimit për incidentin, shërbimet e policisë organizuan menjëherë një operacion për identifikimin e autorit.

Falë veprimeve të policisë, u identifikua si autor të ngjarjes shtetasi A. T., 26 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article